Rozë

Jori Delli i thotë ‘PO’ fansit! 

Modeles së njohur Jori Dellit, i ka ardhur një propozim i papritur nga një fans, i cili i ka shkruar në rrjetet sociale.

Vitet e fundit është bërë trend që djemtë marrin vajza të njohura të showbiz-it si shoqëruese te mbrëmja e maturës dhe pikërisht ky ka qenë dhe propozimi që një fans i ka bërë modeles bukuroshe.

Djaloshi i ka kërkuar Jorit ta shoqëroje në mbrëmjen e maturës dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” ka lënë ndjekësit e saj të tjerë të vendosin.

Ajo ka pyetur në “Instagram”-in e saj dhe 95% e tyre janë për po, pra t’ia plotësojë dëshirën djalit dhe ta shoqërojë.

Meqë modelja e njohur pyeti ndjekësit dhe ata ia aprovuan, të shohim në ajo pranon me të vërtetë që t’a shoqërojë maturantin te mbrëmja.

/Shqip.com