Sport Shqiptar

Jon Ramadani nga Kosova dhe Berek Iskender nga Bullgaria, më të mirët e turneut “Pavarësia” në mundje

FOTO: Federata e Mundjes e Kosovës
FOTO: Federata e Mundjes e Kosovës

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Mundjes e Kosovës, në Han të Elezit  ka  organizuar turneun ndërkombëtar  “Pavarësia ”, shkruan Shqip.com.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 80 mundës dhe mundëse nga Kosova, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.

Këtë manifestim e madhështoi prezenca e kryetarit te Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi  si dhe e kryetarit të Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi.

Mundësi me i mire i turneut u shpall Jon Ramadani i Kosovës, ndërsa mundësi me i mirë nga jashtë u shpall Berek Iskender nga Bullgaria.

/Shqip.com