Rozë Ndërkombëtar

Jada Pinkett Smith, reagon pas incidentit të Will Smith në Oscars

Jada Pinkett Smith ka thyer heshtjen nw lidhje me incidentin e ndodhur në Oscars nga Will Smith.

Pinkett Smith ka postuar një mesazh në faqen e saj në Instagram ku shkruan: “Ky është sezoni i shërimit. Dhe unë jam këtu për të.”

Aktorja ishte subjekt i shakasë që bëri që Will Smith të ngjitej në skenën e Oscar-it dhe të godiste Rock-un.

Komediani bëri shaka me Jada Pinkett Smith që luante në “GI Jane 2” për shkak të kokës së saj të rruar. Rock po i referohej filmit të vitit 1997 “GI Jane”, në të cilin Demi Moore shfaqet me një kokë të rruar.

Aktorja ka alopeci, e cila shkakton rënien e flokëve dhe e rruajti kokën vitin e kaluar.

Në një mesazh të TikTok-ut, më parë Jasa, diskutoi presionin që ajo ndjente për t’i pasur flokët e saj “evropiane” dhe lirinë që ajo ndjen tani që koka e saj është e rruar.

Will Smith  i kërkoi falje Rock -ut natën pas Oscars, duke shkruar:

“Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe unë reagova emocionalisht. Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova”, ka thënë ai.

Will Smith u zgjodh aktori më i mirë në Oscars.