Art Jetese

Ja se çfarë duhet të konsumoni nëse vuani nga anemia

Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës.

Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial.

Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të turbullt.

Anemia sjell uljen e përqendrimit të oksigjenit në gjak dhe në inde, duke lehtësuar zhvillimin e infeksioneve të ndryshme.

Një faktor kryesor është mos marrja prej organizmit e lëndëve të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të hekurit.

Gjendja anemike përcaktohet saktë vetëm nga analiza laboratorike e gjakut, që tregon numrin e rruazave të kuqe.

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati ose trajtim mjekësor, shkruan Agroweb.

Të ushqyerit kundër anemisë

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikët duhet të konsumojnë vezë, peshk, qumësht, gjalpë të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumë fruta.