Rozë Ndërkombëtar

Ja çfarë e frikëson Hailey Bieber të ketë fëmijë me Justin

Justin dhe Hailey Bieber

Modelja Hailey Bieber, dëshiron të krijojë familje me këngëtarin Justin Bieber, por ka shprehur një shqetësim në lidhje me këtë.

Ajo ka thënë se i frikësohet rritjes së fëmijës në sytë e publikut dhe komenteve negative që mund të marrë fëmija.

“I dua shumë fëmijët por kam frikë. Më mjafton që njerëzit flasin për mua dhe burrin tim. Nuk mund ta imagjinojë të përballem me njerëz që flasin gjëra edhe për fëmijën”, ka thënë ajo Sunday Times Style.

“Megjithatë ne mund ta bëjmë më të mirën për t’i rritur ata për aq kohë sa ndihen të dashur dhe të sigurt”, ka shtuar ajo.

/Shqip.com