Lajme

Ismaili dhe Çitaku kërkojmë hetim të hollësishëm nga Prokuroria dhe Parlamenti

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku kanë denoncuar sot aferën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Uran Ismaili ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.

“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e “Kartelit të Rrymës”, që tani ka depërtuar në majat më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij’’ ka thanë Ismaili.

Ismaili ka thënë se raportimet e shumta financiare të kompanisë të Serbisë nga parat e 100 milionëshit, duke se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv, ku miliona euro të qytetarëve janë shpërndarë në transaksione me kompani serbe, e për më keq, ka dyshime të mëdha për transaksione edhe me kompani ruse.

Lexo edhe:
Cila është pasuria e ambasadorit Berishaj i dyshuar për një skandal në Slloveni?

Të gjeturat tregojnë se në janar të këtij viti, atë kohë kur Qeveria me paaftësinë e saj e zhyti vendin në krizë energjetike, raportohet se KEK-u ka shitur energji elektrike Kompanisë GEN-I me çmim prej vetëm 105 euro për megavat.

“Pra, Kosova ka blerë shtrenjtë, e Beogradit i ka shitur lirë. Ajo që tani dihet është që gjatë muajit dhjetor dhe janar, për dy muaj, është blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milion euro nga kompania GEN-I me seli në Serbi, e nga dëshmitë që janë zbardhur nga mediumet sllovene paraqitet lidhja se Martin Berisha është paguar rreth 600 mijë euro nga kjo kompani.”, ka thënë më tutje nënkryetari i PDK-së.

Lexo edhe:
(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thanë se Presidentja dhe kryeministri duhet ta shkarkojnë menjëherë Martin Berisha nga detyra e tij si ambasador.

“Në vend se resurset tona të jenë në funksion të këtij qëllimi madhor diplomacia duket të jetë e përfshirë në aferë korruptive. Skandali ka shpërthyer në Slloveni. Qeveria dhe presidenca duhet të marrin hapa për shkarkimin e zotëri Martin Berisha për shkarkimin e tij si ambasador’’ ka thanë Çitaku.

Nuk e kemi luksin të përballemi me skandale. Presidentja dhe kryeministri duhet ta shkarkojnë menjëherë zotëri Berisha, ka shtuar Çitaku./Shqip.com