Lajme

Cila është pasuria e ambasadorit Berishaj i dyshuar për një skandal në Slloveni?

Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës  në Kroaci me 13 dhjetor të vitit 2021.

Por,cila është pasuri e ambasadorit Berishaj, që po dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë?

Në deklarimin e Pasurisë del se Berishaj posedon dy banesa me vlerë 180,000 euro dhe 50.000 mijë euro.

Po ashtu Berishaj posedon edhe një shtëpi me vlerë 72.000 euro, dhe një tokë 80.000 mijë euro.

Në aspektin e veturave Berishaj nuk qëndron keq.

Lexo edhe:
Berishaj: Shpifjet nuk kalojnë

Berishaj posedon dy vetura të tipit Mercedes dhe Audi në vlerë prej 15.000 euro dhe 42,000 euro e cila është në emër të bashkëshortes së tij.

Sa i përket parave në banka, Berishaj posedon 35,000 euro në një bankë në shtetin e Sllovenisë.

Berisha në deklarimin e pasurisë ka deklaruar se merr pagë mbi 39.000 euro në vjet si ambasador i Kosovës në Kroaci.

Lexo edhe:
Osmani: Ne i besojmë ambasadorit tonë

Këtu mund ta shihni deklarimin e pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj./Shqip.com