Rozë Ndërkombëtar

Ish-punonjësit e West pohojnë se reperi u ka treguar foto eksplicite të Kim

Kim Kardashian dhe Kayne West

Pasi Adidas ndërpreu lidhjet me Kanye West për shkak të sharjeve të tij antisemitike , ish-punonjësit kanë pohuar se reperi u ka treguar stafit pornografi dhe imazhe eksplicite të ish-bashkëshortes Kim Kardashian si një “taktikë frikësimi”.

Në një raport të ashpër të Rolling Stone të botuar të martën, një krijues i ri pohoi se West i tregoi atij një foto të qartë të yllit të realitetit televiziv, 41, gjatë një interviste pune në vitin 2018, raporton Page six.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi “Heartless” teksa kishte nxjerrë një foto “shumë zbuluese dhe personale” të Kardashian në telefonin e tij.

Të paktën një ish-punonjës tjetër dyshohet se kujtoi West, 43, duke treguar një video eksplicite të Kardashian – e cila bëri kërkesë për divorc nga reperi në 2021.

Një tjetër ish-punonjës ka deklaruar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe me të dhe se reperi nuk ka ngurruar asnjëherë t’ua shfaqë fotografitë e saj dhe të flasë për gjëra private.

Gazetarët e Rolling Stone pretendojnë se këto ngjarje janë të detajuara në një letër të hapur të titulluar “The Truth About Yeezy: A Call to Action for Adidas Leadership”. 

/Shqip.com