Lajme

Ish-prokurorja e EULEX-it: Sinjalizova korrupsionin aty, andaj më larguan nga puna

Ish-prokurorja e EULX-it Maria Bamie

Ish-prokurorja e EULX-it Maria Bamie ka thënë se gjatë misionit të saj në Kosovë ajo kishte sinjalizuar për korrupsionin në EULEX dhe për këtë shkak thotë i ishte shkëputur kontrata dhe suspenduar nga puna.

Beteja e saj ligjore ka zgjatur me vite të tëra dhe tani ajo dhe ekzekutivi britanik kanë arritur një marrëveshje e cila kap vlerën e gjysmë milioni euro.

Sipas saj, procesi që alarmoi për korrupsionin në misionin e EULEX-it, ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, financiarisht dhe nga aspekti shëndetësor i lodhshëm.

“Nuk kam mundur që të ndalem për të gjetur indikacione mbi atë çka ka ndodhur ndaj meje dhe vet jam munduar që ta gjejë gjënë e duhur në atë kohë”.

Si bëhet që unë hetohesha dhe askush nuk e hetonte as zonjën Novotna e as gjykatësin për akuzat e mia serioze me dëshmi të mjaftueshme. Kështu që unë thash se ata janë të korruptuar”, theksoi ish prokurorja e EULEX-it për RTK-në.

Ajo ka deklaruar se nuk ka pritur që procesi i saj të zgjasë tërë këto vite dhe siç ka thënë nuk ka pritur që EULEX-i t’i bëjë atë çka i ka bërë asaj. Për suspendimin e saj nga puna ajo tha se asnjë arsye nuk ishte dhënë për suspendim.

“Kolegëve iu është thënë të mos flasin me mua. Kisha dy zyrtarë të sigurimit që më përcillnin në zyrë për t’i larguar gjërat e mia nga zyra. Ata përcaktuan se çka mund të marr dhe çka jo. Më pas jam larguar në parking ku i kanë larguar të gjitha nga makina ime . Ka qenë një ndër përvojat më të vështira në jetën time”, theksoi ajo.

Sipas saj ka raste kur materialet janë marrë edhe në shtëpitë private nga hetues të EULEX-it.

“Nuk kam pasur asgjë të keqe, as kundër akujt, as kundër z.Tolaj. Po bëja vetëm punën time. Unë kam ardhur këtu për të bërë një punë të mirë”, tha ajo.

Bamieh vlerësoi se ende ka shumë padrejtësi dhe për këtë BE duhet të shikojë se çka ka ndodhur me të, Simons etj.

Për kredibilitetin e EULEX-it, Bamieh tha se ai mision ka funksionuar keq sepse EULEX nuk i përcjell standardet.

Ndryshe, në lidhje me deklaratën e saj ka reaguar edhe ish-sekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i cili tha se  “përgjigjen më së miri e ka dhënë aktgjykimi i gjykatës, një aktgjykim i formës së prerë, i plotfuqishëm, ku jam shpallë i pafajshëm për krejt pikat e akuzës”.

Lexo edhe:
Tolaj për deklarimet e Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore, përgjigjen e ka dhënë gjykata

Tolaj, Bamiehn e cilësoi si “plloçë e prishur e gramafonit”, teksa shtoi se fjalët e saj nuk i ngjasojnë me asgjë tjetër “pos një lehje e një qeni të gjinisë femërore, e sëmurë dhe fatkeqësisht prognozë të keqe”.

Tutje, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Bamieh kishte anshmëri në gjykim, qëllime të ulëta dhe “të sëmura në raport me mua”.

Ndryshe në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Zyra e EULEX-it.

Lexo edhe:
EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh: Akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara

Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

“Në konferencën e sotme për shtyp, ne kemi dëgjuar Maria Bamieh duke përsëritur akuza, thashetheme dhe thashetheme të pabazuara. Bamieh nuk ka paraqitur asnjë provë të re. Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Tutje thuhet se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018./SHQIP.com