Rozë

Ish-partneri i Adrola Dushit reagon pas largimit të Kleidit nga BBV

Modelja, Adrola Dushi me ish-bashkëshortin ,Adis Patushi

Të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big brother Vip” është eleminuar, Kledi Hysa.

Në lidhje më këtë ka reaguar për herë të parë Adis Patushi, ish-bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Adrola Dushi, e që është kushëriri i ish-konkurrenti.

E gjithë kjo pasi që banori u sulmua ashpër nga publiku pas shfaqi paqartësi në atë që thoshte, teksa me apo pa dashje ishte përfshirë në një trekëndësh.

Derisa jashtë emisioni flitej për lidhje me vajzën gjermane, brenda kishte flirte me Arjolën dhe pëlqim për Beatrixin.

“Të jesh i sinqertë, nuk do të thotë të mos kesh paqartësi, përkundrazi të pranosh paqartësitë është pjesa e të vërtetës. Jeta lëviz, emocionet lëvizin. Mendimet po ashtu. Askush nuk e ndal dot këtë gjë. Përveçse të tregoj natyrshëm se si rrjedh. Paqartësitë nuk na bëjnë më të dobët. Ato janë rrugëtimi që nesër të shkojmë te e qarta”, shkruan Adis Patushi.

Ndryshe pas daljes se Kleidit banorët janë shfaqur shumë të mërzitur, pasi një gjë të tillë nuk e prisnin.

Me e prekura në këtë rast ishte Sara, e cila fillojë të qaj duke thënë se është dashur që të dalë ajo dhe jo Kleidi./SHQIP.com