Rozë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Aristela Leka ka ndarë lajmin e ëmbël.

Ajo sot është bërë nënë për herë të parë. Bukuroshja ka sjellë në jetë një djal emrin e të cilit ende nuk e ka treguar.

 Aristela ka publikuar foton e dorës së bebushit që e ka shoqëruar me një këngë domethënëse. Atë të Alban Skënderajt dhe Miriam Canit me titull “Dhurata”, të cilën çifti ia ka dedikuar vajzës së tyre.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë e ka mbajtur të fshehtë gjithë periudhën e pritjes së ëmbël duke mos publikuar asnjë foto.

Teksa po ashtu nuk dihet asgjë rreth  partnerit të saj që e ka mbajtur sekret.

Nga “Për’puthen” Aristela doli vetëm. Ajo u njoh dhe u takua me Princ Milen por nuk arritën të krijonin një romancë./Shqip.com