Rozë

Ish-i dashuri i Alvisës: Kisha siklet kur ajo bënte takime me djem të tjerë

Hysen Rama

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Hysen Ramaj  ka folur së fundi për eksperiencën e tij që kishte në këtë program.

Ai tha se nuk e dinte se ish-e dashura e tij, Alvisa, ishte bërë pjesë e emisionit të dashurisë, kur ka bërë audicionet.

Hyseni tha se e kishte shumë të vështirë qëndrimin pasi që ishte në siklet kur Alvisa dilte me djem të tjerë.

“Jam gjykuar e komentuar negativisht ditët e para, edhe pozitivisht. E kam pas bërë audicionin para se të merrja vesh se ishte edhe ajo. U tërhoqa njëherë kur mësova se Alvisa ishte aty. Në fillim nuk e kisha menduar se është e vështirë, por më pas ishte siklet. Kur kishte takime me çunat dhe kishte afrimitet me ta. Unë nuk kam pas ndonjë afrimitet të madh me vajzat”, tha Hyseni.

Hysen Rama

Sipas tij, shumica prej protagonistëve bëjnë gjërat aty për show.

Ai tha se Ritvana ka qenë e preferuara e tij në emision dhe i është dukur inteligjente.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” përfundoi duke thënë se tani nuk mund të ketë asgjë me vajzat atje, pasi ato kanë rrugëtimin e tyre brenda programit.

Ai tutje, tha se është duke vazhduar punën e tij dhe nuk është duke e ndjekur më programin vetëm pjesë të shkëputura kur ka mundësi./SHQIP.com