Rozë

Ish-banori i Big Brother VIP ndahet nga e dashura e tij

Big Brother

Kledi Hysna ishte njëri ndër konkurrentët më të njohur gjatë hyrjes në Big Brother.

Mirëpo ai po vazhdon që të komentohet edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kjo pasi ai ka filluar flirtët gjatë kohës sa ishte në shtëpi me këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj, të cilës i kishte shprehur pëlqimin, pavarësisht që kishte një lidhje jashtë.

Khaoula Selmi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku zbuloi se ata ishin në lidhje që 6 vite, e që duket se kësaj lidhje tashmë i ka ardhur fundi, pasi dyshja kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami.

Pasi që disa ditë më radhë, Kledi është kapur ‘mat’ me ish-banoren, Sheila Haxhiraj, kështu duke u bërë viral nëpër rrjete sociale, ndërsa dyshja ende nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë.

Lexo edhe:
Sheila dhe Kledi çift jashtë Big Brother? Video

Mirëpo në anën tjetër duke ditur profesionin e Sheilës, ka mundësi që dyshja janë duke xhiruar ndonjë klip të këngës apo reklame.

Këngëtarja publikisht e ka pranuar që Kledi i duket “djalë i mirë” e po ashtu gjatë kohës sa ishte në BBV nuk kishte folur për ndonjë lidhje që ka jashtë./SHQIP.com