Interi kualifikohet në gjysmëfinale të “Coppa Italia”
Publikuar:
(08.02.2022 23:08:41)

Interi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi në çerekfinale mposhti Romën me rezultat 2 me 0.
Neraxurët kaluan në epërsi qysh në fillim në minutën e dytë me golin e Edin Dzekos, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Alexis Sanches i dhuroi golin e komfortit me një gjuajtje të bukur jashtë zonës së 16-metërshit, gol që çoi epërsinë në dy gola, epërsi me të cilën edhe përfundoi ndeshja.

Për Interin ky është kualifikimi i tretë me radhë në gjysmëfinale të kësaj Kupe në tre vitet e fundit, e për Romën eliminimi i tretë me radhë në tre vitet e fundit në këtë fazë çerekfinale./Shqip.com