Art Jetese

Ilaçi për humbje peshe mund të ndihmoj në vrasjen e kancerit

Ilaçi i quajtur Ozempic është bërë gjithnjë e më popullor në nxitjen e humbjes së shpejtë të peshës.

Ozempic dhe ilaçi tjetër Wegovy, janë dy injeksione semaglutide me doza të ndryshme.

Injeksionet Ozempic imitojnë efektet e hormonit GLP-1, i cili është një hormon i prodhuar në mënyrë natyrale që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Këto lloj barnash reduktojnë oreksin për të nxitur humbjen e peshës. Në studim u zbulua se analogët e GLP-1 kanë aftësinë për të ringjallur qelizat NK në trup.

Shkatërrimi ose përkeqësimi i qelizave NK mund të jetë i rëndë. Qelizat NK janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë kundër viruseve të dëmshme ose sëmundjeve si kanceri. Qelizat NK sulmojnë çdo qelizë të dyshimtë që duket të jetë një kërcënim, duke vepruar më shpejt se qelizat T.

Për të analizuar ilaçet GLP-1, studiuesit irlandezë rekrutuan 20 pjesëmarrës obezë të moshave 18 deri në 55 vjeç, të cilët nuk kishin përdorur kurrë terapi GLP-1, si Ozempic.

/Shqip.com