Iku edhe Rafa

“Don Carlo” nuk ia doli dhe iku për në Madrid.
Ndërsa, një emër i njohur u kthye në Liverpool, por në skuadrën tjetër të qytetit.
Rafael Benitez kishte bërë bujë të madhe kur kishte vendoru që ta merrte timonin e Evertonit, por edhe ai nuk solli lavdi.
“The Toofes” kanë ndarrë rrugët me trajnerin spanjoll, pas një serie tejet të dobët të rezultateve.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë – skuadra angleze përmes një postimi në Facebook.
“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të parë. Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Një përditësim për një zëvendësim të përhershëm do të bëhet në kohën e duhur”, është shkruar në njoftim.
Në fillim të kampionatit kjo skuadër aspironte për një vend në garat evropiane, por gjërat nuk shkuan aspak sipas planit.
Pas 19-të gjirove të zhvilluara, Evertoni gjendet në vendin e 16-të, me vetëm 19-të pikë të grumbulluara.
Vetëm gjashtë pikë më shumë se Norwich City – që është në zonën e rrezikshmërisë për rënie nga liga.
Deri në fund të këtij kampionati, për “The Blues” kanë mbetur edhe 19-të ndeshje – edhe 19-të shpresa për këndellje./Shqip.com