Rozë

I publikuan pa leje diss-in ndaj Unikkatilit, reagon Fero: Nuk është dashur, ka kaluar ai kapitull

Reperit të njohur Fero, gjatë këtyre ditëve ju është publikuar një këngë pa lejen e tij.

Kënga si duket ishte diss për reperin e njohur si Unikkatil dhe ishte krijuar në kohën kur Fero kishte përplasje publike.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar vetë Fero, duke thënë se ky diss i përket të së kaluarës dhe nuk është dashur të publikohej.

“Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMW u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, ka shkruar Fero.

Reperi ndodhet në Dubai dhe është ën pushime se bashku me të dashurën e tij modelen Arbenitën.

/Shqip.com