Rozë

I publikojnë video me rroba të njëjta, reagon ashpër Bardhi

Bardhi

Bardhi ka qenë ditëve të fundit cak i talljeve në rrjete social.

Kjo pasi ati i është postuar një video, ku shihet me rroba të njëjta në dy vende të ndryshme – dasmë dhe një intervistë.

Kjo ka bërë që ai të këtë një kundërpërgjigje për gjithë personat që e kanë paragjykuar për veshjen e tij.

Ai tha se edhe po të jetë milionerë, s’do të jetojë jetën e luksit, pasi në vendin ku jeton ka shumë persona të varfër.

“Mos mendo që më përul mua dhe karrierën time, pse kam vesh një veshje të njëjtë në një dasmë dhe një emision. Nuk vi nga një familje e milionerëve dhe s’jam milioner. I pasur jam derisa familja ime është mirë”, ka shkrua ai në shkrimin e gjatë.

Ai më tej, ka thënë se në një nga projektet e tij ka dal me një dukës në vlerë prej 10 euro.

/Shqip.com