Rozë

Françeska: Jam sulmuar nga një maroken në 9 të darkës, më gjuajti me grusht dhe më pas…

Françeska Murati gjatë mbrëmjes së djeshme ka treguar është sulmuar nga një burrë maroken në Britaninë e Madhe.

Banorja tha se rreth orës 21:00 teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi një burrë i është afruar për t’i marrë telefonin.

Ndërsa më pas ky person e ka goditur me grusht në fytyrë. Ajo shtoi gjithashtu se policia e pa por nuk e kapi sulmuesin.

Kam qenë një herë duke ikur në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova, sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës moj”, u shpreh Françeska.

/Shqip.com