Rozë Ndërkombëtar

I porsalindur por pasuria e djalit të Rihannës kap shifrën marramendëse, fëmija më i pasur i Hollywood-it

Rihanna

Fëmija i Rihanna-s dhe Rocky-t tejkalon të rinjtë e Kylie Jenner dhe Travis Scott si fëmija më i pasur i Hollivudit.

Vlerësohet se djali i çiftit të famshëm tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë funtesh, ku pasuria e këngëtares 34-vjeçare kombinohet me 7.5 milionë funte të babait të tij, 33-vjeçarit Rocky.

Pak muaj më parë dhe Kylie Jenner solli në jetë djalin e saj tashmë të pasur.

24 vjeçarja ka një pasuri prej 749 milion eurosh ndërsa Travis Scott ka 60 milionë dollarë. Sipas Buzz Bingo, Kim Kardashian (1.3 miliardë paund) dhe tani ish-burri Kanye West (1.3 miliardë paund) zënë vendin e dytë me 2.6 miliardë paund që ndahen mes katër fëmijëve të tyre.

Beyoncé (378 milion £) dhe Jay-Z (984 milion £) renditen në vendin e tretë, me 1.3 miliardë £ mes tyre, duke u siguruar tre fëmijëve të tyre – Blue Ivy, 10, dhe binjakëve katërvjeçarë Sir dhe Rumi – 433 milionë funte për secilin.