Rozë

“I përdor vajzës photoshop për belin”, Ardit Gjebrea i kundërpërgjigjet ndjekësit

Ardit Gjebrea me familje,

Moderatori,Ardit Gjerbrea, bashkë me bashkëshortja dhe Ana dhe djalin e tyre po kalojnë bashkë pushimet verore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderator në rrjetet sociale nga ku publikon herë pas here foto familjare.

Ajo që më së shumti është prezente është vajza e tij, Ana.

Së fundmi, Arditi ndau një foto të Anës, e cila shihej duke pozuar buzë detit e veshur me një palë xhinse ngjyrë blu dhe me një bluzë , që i tregonte barkun.

“Gëzimi im“, shkroi moderatori krahas imazhit.

Mirëpo, një ndjekëseje i ka bërë përshtypje barku i Anës që duket shumë i tonifikuar e nisur nga kjo, e ka akuzuar Arditin se ka përdorur photoshop për t’i rregulluar këtë pjesë të trupit vazjës, pasi që sipas tyre dallon më fotot paraprake.

Moderatori e ka parë këtë koment dhe i ka kthyer një përgjigje me shumë sportivitet.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, i shkroi ndjekësja, ndërsa Arditi ia ktheu: “Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Arditi me familjen e tij është duke qëndruar në Inn dhe Marine në Boston./SHQIP.com