Art Jetese Shëndeti

I ftohti apo i nxehti? Mjeku tregon kush e dëmton më shumë zemrën

Novruz Çaushaj, kardiolog flet për problemet kardiake.

Ai theksoi se i ftohti është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës.

Mes të tjerash ai tregoi se i ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut.

“I ftohtit është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës. Nëse temperatura bie më poshtë se sa duhet, fillon faza e parë e hipotermisë. Kjo është hipotermia aksidentale e më pas fillohet deri në ngrirje.

Rënia e temperaturave, përveç se rrit qarkullimin e momentit, rrit punimin e zemrës, e fut organizmin në një rreth vicioz që bën fenomenin e ortekut. Nis si i vogël dhe përfundon në një goditje të madhe. I ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut”, tha ai.

/Shqip.com