Rozë Ndërkombëtar

I dashuri nuk donte të martoheshin, ylli i telenovelave turke i jep fund lidhjes

Demet Ozdemir

Aktorja e njohur turke, Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç i kanë dhënë fund lidhjes.

Këngëtari turk nisi një lidhje me aktoren pak pasi i dha fund lidhjes 5 vjeçare me Yağmur Tanrısevsin.

Dyshja, e cila tha se në fillim nuk kishte dashuri, më vonë pranuan dashurinë, shkruan media turke, Cadde.

Çifti, që kanë qenë bashkë që nga fillimi i vitit 2021, kanë konfirmuar për miqtë se: “Këtë herë ka mbaruar, nuk ka më kthim.”

Dyshohet se arsyeja e ndarjes është bërë refuzimi i Koç për t’u martuar.

Aktorja bukuroshe e cila javët e fundit shkoi e vetme në Paris dhe u largua pas pushimeve, ka treguar rrethit të saj të ngushtë lajmin./SHQIP.com