Sport Ndërkombëtar

Hyundai sponsori i radhës që ndan rrugët me Chelsean

Sponsorët e Chelseat, Hyundai, kanë pezulluar marrëveshjen e tyre me klubin pasi sanksionet u vendosën ndaj Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Abramovich i kishte ngrirë asetet e tij britanike – përfshirë kampionët në fuqi të Evropës dhe Botës, Chelsea, si pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Hyundai ka qenë “partneri zyrtar global i automobilave” i Chelsea që nga viti 2018.

Kompania motorike koreano-jugore tha në një deklaratë:

“Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania mbështet sportin që të jetë një forcë për të mirën. Përmes partneritetit tonë me Chelsea FC, ne jemi përkrahës krenarë të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit bazë.Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me Klubin deri në një njoftim të dytë.”

Sponsorët e kamishave Three njoftuan se do të pezullonin marrëveshjen me klubin e Stamford Bridge të enjten. Nike mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të saj me Chelsean, sipas The Athletic.