Sport Shqiptar

Hyseni i bashkohet Prishtinës

Hasan Hyseni është prurja më e re e kryeqytetasve.

FC Prishtina ka arritur të sigurojë edhe një lojtar gjatë këtij afati kalimtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.

“Futbollisti këmbëshpejtë Hasan Hyseni është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën”, thuhet në njoftim.

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ekipin kryeqytetas.

Mitrovicasi e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit ku shprehet i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës.

“Projekti që e ka bërë klubi dhe trajneri Ismet Munishi më kanë shtyrë që të bëhem pjesë e Prishtinës. Sigurisht se është ndjenjë shumë e mirë me qenë pjesë e klubit më të madh kosovar”, ka thënë ai.

Mesfushori-sulmues në edicionin e fundit ishte pjesë e Malishevës, me të cilën ka luajtur me shumë sukses duke i realizuar shtatë gola në 32 paraqitje.

25-vjeçari është produkt i Trepçës ’89 derisa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Drenicën dhe skuadrën prizrenase A&N./Shqip.com