Lajme

Hykolli për koeficientin: BSPK do e thotë fjalën e saj pasi të takohet me sindikatat

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka thënë se sindikata që ai udhëheqë do ta thotë fjalën e saj lidhur me koeficientin e pagave vetëm pasi të takohet me të gjitha federatat sindikale.

Përmes një deklarate për media, Hykolli pati një kritikë edhe ndaj Ali Gashit për të cilin tha se foli në emër të BSPK-së duke u munduar që të qojë përpara agjendat e tij personale.

“Qeveria e bëri publike vlerën monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik, për të cilin Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do ta thotë fjalën e saj pas takimit me federatat sindikale të cilat janë anëtare të Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Publikimin e vlerës monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik e shfrytëzuan individët, siç bëri edhe z. Ali Gashi, i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke u munduar të qojë përpara agjendat e veta personale, gjë që është tejet e papranueshme në organizimin sindikal të vendeve demokratike”, thuhet në deklaratën e Hykollit.

Hykolli thotë se do të prononcohet për vlerën monetare të koeficientit pasi të marrë informacionet e nevojshme nga sindikatat anëtare në BSPK.

“Prandaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të vetmes konfederatë sindikale në Kosovë e cila kujdeset për përfaqësimin e drejtë dhe balancues të të gjitha federatave sindikale e njëkohësisht të të gjithë anëtarësisë sindikale, dua të informojë publikun e gjerë e sidomos anëtarësinë sindikale se do të prononcohemi për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale”.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe koeficienti i pagës që pritet të zbatohet që nga dita e sotme.

Qeveria përcakton koeficientin e pagës – SHQIP.com

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një koeficienti të ketë vlerën prej 105 euro.

“Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitiin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë Kurti.

Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Përkundër kundërshtive të mëdha për këtë ligj, Ligji i Pagave tashmë është i plotfuqishëm me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.

Ndërsa, hiq më keq nuk është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17,5 i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me 17.

Pra, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka koeficientin 18, do të marrë pagë 1 mijë e 890 euro.

Ndërkaq, kryeministri Kurti do të ketë pagë 1 mijë e 837 euro e 50 centë.

Të njëjtën pagë do ta ketë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Lexo edhe:

(Dokument)Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientet e propozuar

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor prinë Kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17.

Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:

Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji i Pagave

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Por në këtë projektligj nuk është përfshirë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

/Shqip.com