Lajme

Qeveria përcakton koeficientin e pagës

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe koeficienti i pagës që pritet të zbatohet që nga dita e sotme.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një koeficienti të ketë vlerën prej 105 euro.

“Pas këtij procesi shumë kompleks e voluminoz, është mbërritur të vlera e koeficientit për vitiin 2023 dhe ai është 105, ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ai do të jetë 110 euro”, ka thënë Kurti.

Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Përkundër kundërshtive të mëdha për këtë ligj, Ligji i Pagave tashmë është i plotfuqishëm me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.

Ndërsa, hiq më keq nuk është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17,5 i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me 17.

Pra, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka koeficientin 18, do të marrë pagë 1 mijë e 890 euro.

Ndërkaq, kryeministri Kurti do të ketë pagë 1 mijë e 837 euro e 50 centë.

Të njëjtën pagë do ta ketë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Lexo edhe:
(Dokument)Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientet e propozuar

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor prinë Kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17.

Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:
Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji i Pagave

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Por në këtë projektligj nuk është përfshirë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Për ta parë dokumentin e plotë klikoni këtu.

/Shqip.com