Lajme

(Dokument)Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientet e propozuar

Paga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tashmë janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik.

Ai tha se për 3 javë rresht do të jetë mundësia që të adresohet çdo koment ose sugjerim.

“Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar ai.

Siç bëhet e ditur në dokument koeficientin më të lartë e ka presidentja e vendit me 18.

Ndërsa hiq më keq nuk është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17,5 i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me 17.

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor prinë Kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17.

Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Por në këtë projektligj nuk është përfshirë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Projektligjet i gjeni në vegëzat mëposhtme:

Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik:

Projekt Ligji për Zyrtarët Publik: