Lajme

Hoti analizon politikat fiskale të Qeverisë, i quan të “mençura”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar rreth politikave të “mençura” të qeverisë në krizen e shkaktuar nga rritja e çmimeve.

Ai përmes rrjetit Facebook ka shkruar se sikur të ulej TVSH-ja në 8%, ashtu siç kishte propozuar partia e tij, 283 milionë euro do të mbeteshin në buxhetin e familjeve.

“Sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%. Por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro).

Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka përgëzuar Institutin GAP, për analizat e vazhdueshme në interes të politikbërjes, me që në shkrimin e tij, është bazuar në një analizë të nxjerrë nga po ky institut.

/Shqip.com