“Ditë fantastike…”, Horoskopi i së enjtes, 8 dhjetor 2022

  • dashi

    Në dashuri kjo është një e enjte jo fort e këndshme për çiftet. Sidomos ata që kanë jetuar një histori prej disa kohësh, këtë të enjte mund të preken nga pakënaqësi gjithnjë e më e madhe ndaj gjysmës tjetër. Në punë, nga ana tjetër, nevojitet gjithë angazhimi juaj që një projekt të marrë hov.

  • demi

    Në dashuri ka ende pak tension, por asgjë që nuk mund të diskutohet përmes një dialogu konstruktiv. Nga ana tjetër, në punë nëse keni biznesin tuaj, dita e enjte duket premtuese.

  • binjaket

    Në dashuri mes të enjtes dhe të premtes më në fund mund të merrni disa përgjigje, e rëndësishme është të jeni të qartë! Në punë, për ata që janë gati të përfshihen, do të ketë mjaft të reja.

  • gafore

    Qiell interesant për takime, përfitoni nga kjo ditë feste për të kaluar kohë me një person të veçantë. Në punë disa telashe do të kthehen, ndaj kushtojini vëmendje financave.

  • luani

    Yjet janë intriguese për dashurinë, nëse jeni të interesuar për një person, çfarë prisni të dilni përpara? Sakaq në punë angazhimi juaj do të shpërblehet shumë shpejt.

  • virgjeresha

    Në dashuri kohët e fundit partneri juaj ju duket i largët, nëse ka diçka që nuk shkon, është mirë të jeni gjithmonë të qartë dhe të flisni për këtë. Gjithsesi në punë situata është në lëvizje, zgjidhjet janë në rrugë të mbarë.

  • peshore

    Këtë të enjte jeni padyshim nervozë, ju duket sikur duhet të kapeni për gjithçka, por kujdes me fjalët tuaja, mund të lëndoni dikë! Në punë, përpiquni të mos e mbingarkoni veten.