Sport Ndërkombëtar

Histori në Bundesligë – gjyqtari i ndeshjes ndal lojën për iftar

Pamje nga ndeshja Augsburg - Mainz

Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë për besimtarët muslimanë të cilët agjërojnë.

Përveç në jëtën e përditshme edhe futbollistët e besimit Islam, e praktikojnë këtë obligim religjioz.

Madje, në ndeshjen e Bundesligës javën e shkuar mes Augsburgut dhe Mainzit, gjyqtari ndali ndeshjen në mënyrë që njëri nga lojtarët të mund të bënte iftar.

Matthijas Jollenbeck shpërndau gjashtë kartonëve të verdhë, por edhe mori vendimin historik të elitës së futbollit gjerman.

Ai ndali lojën në minutën e 64-të në mënyrë që lojtari i mainz, Moussa Niakhate të bënte iftar.

Kjo ishte hera e parë që një ndeshje ndërpritet për këtë qëllim, nga ana e një gjyqtai të ndeshjes.

Kjo pasi që lojtarët e ekipeve zakonisht simulojnë ndonjë lëndim në mënyrë që bashkëlojtarët muslimanë të praktikojnë këtë ritual.

Përndryshe, Augsburg arriti të fitonte ndeshjen 2:1./Shqip.com