Rozë

“Kur erdhi dallga, cunami, ishte traumatike”, Amos Zaharia flet për herë të parë për sherrin mes Princ Lekës dhe Elias

Për herë të parë Amos Zaharia ka folur për divorcin e motrës së tij, Elia Zaharia, me Princ Lekës, dhe situatën e rënduar pas daljes së videos së sherrit mes tyre.

Duke folur në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ai tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.

“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.

/Shqip.com