Lajme

Haxhiu për arrestimet: Abuzuesit do të dalin para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar aksionin e së mërkurës nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë arrestuar disa zyrtarë nën dyshimin për keqpërdorim me subvencione, njofton Shqip.com.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë dhe do të japin përgjegjësi.

Më tej, ajo ka thënë se shteti i së drejtës nuk ka alternativë.

“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haxhiu./Shqip.com