Lajme

Aksioni “Subvencioni 2021” – Arrestohen disa zyrtarë

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në vazhdimin e aksionit ‘Subvecioni 2021’ – nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione në bujqësi.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.

Se është duke u zhvilluar aksioni në fjalë e ka konfirmuar për Gazetën Online Shqip.com, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, ka deklaruar Kelani./Insajderi.com