Lajme

Haxhiu: Pedofilët dhe ata që i normalizojnë talljet me këto krime nuk dallojnë edhe aq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë talljet me këto krime nuk dallojnë edhe aq

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se relativizmi dhe përqeshja e pedofilisë vetëm sa do të rëndojë situatën dhe do të shtojë pedofilët.

“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq. Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim”, shkroi Haxhiu.

Dje, gjatë mbrëmjes Haxhiu ka thënë se një person kishte shkuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe i kishte njoftuar ata se vajza e tij 14-vjeçare ishte tentuar të dhunohet seksualisht nga një person në dhjetor të vitit 2021.

Haxhiu: Prindi i një 14-vjeçarje na njoftoi se vajza e tij ishte tentuar të dhunohet, personi i dyshuar nuk është dënuar – SHQIP.com

Sipas Haxhiut, ky prind kishte thënë se edhe pse dihet identiteti i të dyshuarit ai nuk është dënuar dhe është i lirë.

Lidhur me njoftim e Haxhiut kishte ironizuar një qytetarë, deklarata e të cilit ishte shpërndarë nga vetë ministrja.

Sipas Haxhiut, personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar duhet të ndiqen penalisht.

Ndaj të njëjtit qytetar, Haxhiu ka paralajmëruar se do të bëjë raportim në Policinë e Kosovës.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici”, shkroi Haxhiu pasi shprendau postimin e qytetarit.

Kujtojmë se ditëve të fundit është raportuar se një 11-vjeçre ishte dhunuar seksualisht nga pesë persona në njërin nga parqet në Prishtinë.

Të gjithë personat të cilët dyshohen që janë përfshirë në ngjarje tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë marrur masat e nevojshme.

Por e njëjta vajzë ishte raportuar e zhdukur që në qershor të këtij viti dhe ndaj saj dyshohet se është ushtruar dhunë seksuale nga gjashtë persona të tjerë në motele të ndryshme.

Haxhiu kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Personat që dyshohet se janë përfshirë në ngjarjen e qershorit janë kapur nga Policia, ndërsa Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të rastit të qershorit./Shqip.com