Lajme

Haxhiu: Prindi i një 14-vjeçarje na njoftoi se vajza e tij ishte tentuar të dhunohet, personi i dyshuar nuk është dënuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot një prind i një vajze 14 vjeçare e ka shkuar në këtë ministri dhe i ka njoftuar se në vitin 2021 është tentuar të dhunohet vajza e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se edhe pse identiteti i personit të dyshuar dihet, ai nuk është në burg por është i lirë.

“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë”, shkroi Haxhiu.

Kujtojmë se ditë më parë një 11-vjeçare është dhunuar nga pesë persona në njërin nga parqet e Prishtinës dhe në mesin e të dyshuarve janë edhe dy të mitur.

Prokuroria ka iniciuar hetimin e rastit si dhe janë arrestuar të gjithë të dyshuarit.

Lexo edhe:
Dosja: Tmerret që i kaloi 11-vjeçarja në qershor, gjashtë dhunime për një ditë 

Por e njëjta vajzë ishte raportuar e zhdukur në qershor të po këtij viti dhe dyshohet se në zhdukjen e saj janë përfshirë gjashtë persona të cilët tashmë janë arrestuar.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të siguruar nga Kallxo.com, të gjashtë personat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe dhunuar të miturën brenda një dite në motele të ndryshme.

Lexo edhe:

Haxhiu kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Lidhur me këtë, Haxhiu kishte kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës si dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar në rastin në muajin qershor./Shqip.com