Lajme

Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mbajtjen e referendumit serb në territorin e Kosovës.

Siç ka thënë Haxhiu, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, “si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse”.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”.

“Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse”, ka shkruar ministrja Haxhiu në llogarinë e saj në Twitter.

Me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës këtë të shtunë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjen e referendumit serb në Kosovë.

Në këtë seancë pritet të nxirret një rezolutë e përbashkët e deputetëve lidhur me referendumin.

Seanca pritet të mbahet duke filluar nga ora 14:00.

“Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në komunikatën për media.

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk ka vendosur, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Serbia po organizon referendum për ndryshime kushtetuese dhe qëllimi i tyre ishte që përmes OSBE-së të organizonin referendum edhe në territorin e Kosovës, diçka e papranueshme për Qeverinë e Kosovës, e cila e ka kundërshtuar organizimin.

Në kundërshtim të mbajtjes së referendumit në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe institucionet të tjera kanë qenë edhe pas kërkesë së ambasadorëve të QUINT-it që votimi të lejohet./SHQIP.com