Lajme

Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtori i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Siç njofton ministri i MPB-së, kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga detyra Mehmetin dhe në vend të tij, ka caktuar si ushtrues detyre Fehmi Hotin.

Një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga pesë persona.në parkun e lagjes “Arbëria” Prishtinë.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit dhe më pas janë bashkangjitur edhe të tjerët.

Lexo edhe:
Arrestohet edhe personi i pestë i cili dyshohet se u përfshi në dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.

Lexo edhe:
Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares

Aktualisht, janë arrestuar të gjithë personat të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprën penale “Dhunim” ndaj të mitures./Shqip.com