Lajme

Haxhiu: Edhe një krim tjetër, edhe një viktimë dhe shumë dhunues të lirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e dhunimit të së miturës në Prishtinës dhe ka ftuar institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dhënë sa më shpejt dënimin ndaj dhunuesve.

Ajo është shprehur se është tronditës fakti se vajzat ende janë të pa sigurta për shkak se dhunuesit janë të lirë.

“Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurtë, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshten e harrohen. Ftoj institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dëshmuar sa më parë përkushtim dhe rezultat në përndjekje dhe ndëshkim ndaj dhunuesve të të gjitha formave. “, ka shkruajtur Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se Policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë e të mos shkatërrojnë jetën e qytetarëve me lirim të kriminelëve.

Lexo edhe:
Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare

Tutje, Haxhiu ka thënë se si Ministri e Drejtësisë, janë të përkushtuar që të ndërtojnë infrastrukturë më të duhur ligjore, që për aq sa na jep kompetencë ligji, të kryejnë të gjitha detyrat që i kontribuojnë drejtësisë.

Lexo edhe:
Kurti: Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e dhunimit të miturës

Gjatë ditës së sotme u raportua për një rast të dhunimit të një vajze 11-vjeçare në një park në Arbëri të Prishtinës.

Po ashtu organizatat civile kanë parlajmëruar protestë për ditën e mërkurë duke kërkuar që shteti t’i mbrojë gratë dhe vajzat./ Shqip.com

Lexo edhe:
Të mërkurën protestë në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares