Lajme

Kurti: Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e dhunimit të miturës

Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në Prishtinë nga disa persona gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me këtë rast ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila ka njoftuar se nesër në mëngjese do te mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e dhunimit.

“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave.”, ka shkruar deputetja Kurti.

Kurti, ka thënë se mllefin  duhet ta kthejmë në drejtësi.

Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është publikuar dosja e prokurorit lidhur me rastin e dhunimit të së miturës.

Lexo edhe:
Dhunimi i 11-vjeçares, caktohet masa e paraburgimit edhe për të arrestuarin e dytë
Lexo edhe:
Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park derisa ishte duke ecur

Dosja e organit ndjekës të cilën e ka siguruar Kallxo.com tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht./Shqip.com