Lajme

Haxhiu demanton lajmin se është anuluar marrëveshja për 300 qeli burgu me Danimarkën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Sot gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se shteti i Danimarkës ka anuluar marrëveshjen me Kosovën për 300 qeli burgu.

Mirëpo Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një prononcim për Shqip.com e ka mohuar këtë.

“Lajmi nuk qëndron, është dezinformonte, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Danimarkën, sapo të përmbyllen të gjitha diskutimet do të procedohet më tutje” ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë po ashtu se sapo ekipet të jenë gati, do të vazhdojmë më tutje.

Pamje nga Nënshkrimi i Marrëveshjes

“Kjo marrëveshje pos aspektit buxhetor paresh edhe mbështetjet për energjinë e gjelbërt, sapo të përmbyllën diskutimet dhe të kemi dakordim, do të procedohet më tutje” ka thënë Haxhiu për Shqip.com

300 qeli burgu të Kosovës do ti jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës, ku të burgosur në këtë shtet do të vuajnë dënimin në Kosovë.

Lexo edhe:

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Hakkerup dhe ministrja e Drejtësisë  e Kosovës Albulena Haxhiu./Shqip.com

Kosova në 10 vitet e ardhshme përfiton 210 milionë euro.

Lexo edhe:
Haxhiu: Kosova u vlerësua palë serioze për transferim të të burgosurve nga Danimarka