Lajme

Haxhiu: Kosova u vlerësua palë serioze për transferim të të burgosurve nga Danimarka

Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është vlerësuar palë serioze nga Danimarka për transferimin e të burgosurve në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë të përbashkët me homologun nga Danimarka, Haxhiu deklaroi se ky hap tregon përparimin e Kosovës në reformat për sundim të ligjit.

Lexo edhe:
Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për huazimin e 300 qelive të burgjeve

“Republika e Kosovës është vlerësuar si palë serioze në idenë për transferimin e të dënuarve që aktualisht në qendrat korrektuese në Mbretërinë e Danimarkës. Administrimi i mirë i institucioneve korrektuese, avancimi i respektimit të të drejtave për personat e privuar nga liria dhe kapacitetet e mjaftueshme akomoduese të institucioneve korrektuese janë vlerësuar edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gatishmëria e Danimarkës për t’ja besuar Kosovës transferimin e të burgosurve dëshmon përparimin që vendi ynë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përkushtimin tonë për të quar më tej reformat për sundimin e ligjit dhe ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel shumë të lartë”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Hakkerup, theksoi se me Kosovën kanë diskutuar tash e një vit për një marrëveshje të tillë.

“Është kënaqësi e madhe që të jemi në Kosove. Është hera e parë që jam në Kosovë por besoj se nuk do të jetë e fundit. Nënshkruam një letër qëllimi. Është një gurthemel për bashkëpunimet e tjera mes Kosovës. Shërbimi Korrektues i Danimarkës ka qenë i mbingarkuar dhe Kosova është kontaktuar para 1 viti”, deklaroi ai./SHQIP.com