Rozë Ndërkombëtar

Harry Style ndërpret koncertin, veprimi që emocionoi fansat

Këngëtari i njohur Harry Styles ka emocionuar fansat me një veprim gjatë kohës që po përformonte.

Në turneun e tij Love On Tour, këngëtari ka ndihmuar një person që t’i propozonte të dashurës së tij gjatë përformancës.

Ai e ndaloi koncertin e tij në gjysmë, duke i dhënë të riut mikrofonin për t’i propozuar.

“Unë thjesht dua të them se sa i mirë është Harry Styles, por, është dikush që e dua më shumë”, duke mbajtur unazën në dorë ai i është kthyer të dashurës duke e pyetur: A do të martohesh me mua?”

Harry ia kushtoi çiftit të lumtur këngën e tij “Cinema”.

/Shqip.com