Lajme

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri si anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se data 14 dhjetor i vitit 2018 do të mbetet ditë historike për Kosovën.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 5-vjeyorit të Ushtrisë së Kosovës.

Lexo edhe:
Sot shënohet 5-vjetori i krijimit të ushtrisë së Kosovës (Foto)

“14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë  e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA dhe NATO”,  ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë  e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA dhe NATO.

Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria.

Mirënjohës për jetë ShBA dhe Sekretarit Mattis!

Kosovë, urime 5-vjetorin e Ushtrisë!

/Shqip.com