Lajme

Sot shënohet 5-vjetori i krijimit të ushtrisë së Kosovës (Foto)

Sot shënohet 5-vjetori i transformimit të FSK-së nga forcë me kapacitete të kufizuara në ushtri.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo datë shënon një të arritur të madhe pas një pune të jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe të gjithëve.

Maedonci tha se angazhimi për FSK-në është amanet i dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta”, u shpreh ministri Maqedonci.

Më tej, ai theksoi se “Do të vazhdojmë tranzicionin e FSK-së në ushtri me kapacitete të plota, e gatshme për të përmbushur misionin e saj vital të garantimit të sigurisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjen e integritetit të territorit të saj, me synim ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe ofrimin e kontributit përtej kufirit gjeografik të shtetit tonë, integrimin në strukturat euro-atlantike si aleat me peshë i partnerëve tanë duke kaluar nga konsumues të sigurisë në ofrues të saj”.

/Shqip.com