Haradinaj: Përkrahja e sotme për Kosovën në Asamblenë e KiE është një hap kolosal
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se përkrahja e sotme për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Evropës është një hap kolosal.
Kështu ka thënë Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook pas zhvillimeve në Asamblenë e KiE-s.
“Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë e saj”, është shprehur Haradinaj.
/Shqip.com