Lajme

Haradinaj: Për sigurinë e Prishtinës të krijohet Policia e Kryeqytetit

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Daut Haradinaj ka thënë se për një kryeqytet të sigurtë duhet të krijohet Policia e Kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se të njëjtën gjë e garanton edhe ligji për kryeqytet.

“Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin. Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët i shërbejnë Kosovës si dhe kujtoi edhe ata që kanë rënë në krye të detyrës.

Sot është mbajtur ceremonia e kremtimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni, ishin pjesëmarrës edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Kurti: Themelimi i Policisë përkon me ditën e çlirimit të Kosovës – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vitet e themelimit të Policisë së Kosovës përkojnë me ditën e çlirimin e vendit.

Kurti tha se qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas uniformës ushtarake vazhduan misionin e zyrtarit policor.

“Viti i themelimit të Policisë së Kosovës përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve”, tha Kurti.

Kurti: Një vajzë e mitur ndodhet në strehimore nga një krim që ndodhi mbi të – SHQIP.com

Në këtë ceremoni, Kurti foli edh e për rastin e dhunimit të një 11-vjecarje nga pesë persona në Prishtinë duke thënë se për shkak të një krimi qe ndodhi, një vajzë e mitur ndodhet në strehimore dhe jo në bankat shkollore.

“Javën që shkojë jemi ballafaquar me një rast të rëndë, një vajzë e mitur e cila do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhët në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga pesë dhunues”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private duke ju drejtuar zyrtarëve policor që nga ata kërkohet nivel i lartë i detyrës kudo.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private Por çështje e sigurisë dhe mirëqenës publike dhe sociale andaj, nga ju pritet dhe kërkohet që të jeni në nivelin më të lartë të detyrës suaj kudo”.

Osmani: Policia ka luajtur rol në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, kujtojmë policët e rënë në detyrë – SHQIP.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

“Jam e lumtur që në këtë mëngjese po festojmë së bashku 23 vjetorin e themelimit të Policisë  ë Kosovës, njëra nga shtyllat më të shtetit tonë. Një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës”, tha Osmani.

Përfund, Osmani ju uron të gjithë pjesëtareve të Policisë së Kosovës ditën e themelimit dhe i falënderoji ata në emër të institucioneve të Kosovës për angazhimin e tyre gjatë këtyre 23 viteve

Po ashtu, Osmani kujtoi edhe policët e vrarë në detyrë duke përfshirë edhe Enver Zymberin./Shqip.com