Lajme

Osmani: Policia ka luajtur rol në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, kujtojmë policët e rënë në detyrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Në ceremoninë e kremtimit të 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Osmani tha se ata janë njëra ndër shtyllat e shtetit.

“Jam e lumtur që në këtë mëngjese po festojmë së bashku 23 vjetorin e themelimit të Policisë  ë Kosovës, njëra nga shtyllat më të shtetit tonë. Një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani u shpreh mirënjohëse për punën e treguar të Policisë përgjatë këtyre 23 viteve.

“Jam thellësisht mirënjohëse për punën e treguar përgjatë viteve të kaluara. Policia e shtetit tonë me të gjitha segmentet e saj përbejnë jo vetëm njërën nga hallkat por edhe njërin nga historitë më të suksesshme se si mund të themelojmë e të ngrisim institucione të qëndrueshme, besueshmëria e të cilave ka qenë vazhdimisht e lartë në mesin e qytetarëve tanë”.

Përfund, Osmani ju uron të gjithë pjesëtareve të Policisë së Kosovës ditën e themelimit dhe i falënderoji ata në emër të institucioneve të Kosovës për angazhimin e tyre gjatë këtyre 23 viteve

Po ashtu, Osmani kujtoi edhe policët e vrarë në detyrë duke përfshirë edhe Enver Zymberin./Shqip.com