Lajme

Kurti: Një vajzë e mitur ndodhet në strehimore nga një krim që ndodhi mbi të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për shkak të një krimi qe ndodhi, një vajzë e mitur ndodhet në strehimore dhe jo në bankat shkollore.

Në kremtimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti tha se e mitura tani do të duhej të ishte në bankat shkollore.

“Javën që shkojë jemi ballafaquar me një rast të rëndë, një vajzë e mitur e cila do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhët në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga pesë dhunues”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private duke ju drejtuar zyrtarëve policor që nga ata kërkohet nivel i lartë i detyrës kudo.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private Por çështje e sigurisë dhe mirëqenës publike dhe sociale andaj, nga ju pritet dhe kërkohet që të jeni në nivelin më të lartë të detyrës suaj kudo”.

Kurti ju tha zyrtarëve policorë që të mbajnë përgjegjësitë e tyre ashtu siç Qeveria i mbanë përgjegjësitë ndaj tyre.

Ndërsa, i pari i Qeverisë e përgëzoji Policinë e Kosovës për angazhimin dhe rezultatin e treguar për gjatë këtyre viteve.

Kujtojmë se ditë më parë është raportuar se një vajzë 11-vjecare është dhunuar seksualisht nga pesë persona në një park të Prishtinës.

Personat e dyshuar për rastin janë kapur nga Policia e Kosovës por vajza e njëjtë ishte raportuar e zhdukur edhe në qershor të këtij viti.

Lidhur me rastin në qershor, dosja e prokurorisë të cilën  e kishte siguruar Kallxo.com thoshte se 11-vjeçrja ishte shfrytëzuar dhe dhunuar seksualisht nga gjashtë persona në motele të ndryshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar shkarkimin ose dorëheqjen e prokurorit të rastit të qershorit./Shqip.com