Lajme

Haradinaj për marrëveshjen me Serbinë: Njohja e Kosovës është në qendër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur edhe njëherë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Sipas Haradinaj, njohja e Kosovës është në qendër

“Është në qendër njohja në këtë marrëveshje, de facto dhe de juro njohja është, kjo marrëveshje nuk e ka atë kompetenten e marrëdhënieve bilaterale, Serbia e njeh Kosovën në aspektin ndërkombëtarë por nuk dëshiron një njohje bilaterale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës më shumë e takon Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq sesa kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas tij Kurti ka pasur premtim se nuk do të bisedojë me Vuçiq pa kushte, por që bisedimet do ti bëjë me serbët e Kosovës.

I pari i AAK-së është shprehur se Amerika duhet t’i mbyllë Kurtin dhe Vuçiqin deri në momentin kur të arrihet një marrëveshje.

/Shqip.com